Google ADS

Limaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave ka qenë i pritur

21:16 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave, ka qenë i pritur.

Ai në një intervistë për telegrafin ka theksuar se diskutimi për këtë temë është debat i shterur.

“Para se t’i drejtohem organeve gjyqësore është debatuar në parlament. Unë nuk kam pritur vendim tjetër. Diçka që nuk është e ndaluar me ligj, nuk ka mundësi për interpretim tjetër”, ka shtuar Limaj.

Sipas tij, ka nevojë të madhe që çështja e pagave të rregullohet me ligjin për paga në të gjitha nivelet.

“Vendime për rritjen e pagave ka pasur vazhdimisht, dhe kjo nuk ka qenë në rregull. Duhet të ulemi ta bëjmë një ligj, duke marrë parasysh shumë elemente. Urgjent që do të bëhej ligji dhe përfundimisht të rrregullohej ky problem”, ka theksuar Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme