Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Mehmedi me rastin e vdekjes së gazetarit Qani Mehmedi.
Limaj e ka quajtur humbje të madhe, ndarjen nga jeta të Mehmedit, duke shtuar se ai kishte dhënë kontribut të madh në gazetari, publicistikë e më gjerë.
“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit, Qani Mehmedi.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpuntorët dhe të afërmit e tij. Ai dha kontribut të madh për gazetarinë, publicistikën dhe jo vetëm.
Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve, e kolegëve te të ndjerit, Qani Mehmedi. Ngushëllime!”, ka shkruar ai.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg