Limaj: Vdekja e hershme e Çapriqit humbje e madhe për shoqërinë tonë
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Çapriqi për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi. Limaj e ka vlerësuar si humbje të madhe vdekjen e hershme të Çapriqit.
Sipas tij, Çapriqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ku do që ai ka qenë i angazhuar.
“Në emër të Nismës për Kosovën dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtoreve për vdekjen e profesorit universitar Basri Çapriqi. Vdekja e hershme e Çapriqit është një humbje e madhe për shoqërinë tonë. Roli dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjitha sferat ku ai ka qenë i angazhuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Çapriqi”, thuhet në ngushëllimin e Limajt.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?