Google ADS

Limaj vazhdon thirrjet kundër Hoxhajt, kërkon nga qytetarët që mos ta votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

18:47 | 5 Shkurt 2021
L G

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet elektorale më përkrahës të Nismës Socialdemokrate.

Limaj në Lipjan ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe fatkeqësisht, ai thotë se një kandidat që ka pretendime për ta drejtuar vendin e vë në pikëpyetje këtë gjenocid serb.

Prandaj, ai ka ftuar qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe gjithë vendit, që të mos të votohet një kandidat që gjenocidin e pastër të okupatorit serb mbi popullin tonë, e quan pretendim për gjenocid.

“Tubimet elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, i nisëm sot me Lipajnin dhe Shtimen, ku bëmë edhe prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë, që pas 14 shkurtit do të përfaqësojnë denjësisht vlerat e kësaj zone në Kuvendin e Kosovës.

Serbia është okupatore dhe ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe fatkeqësisht një kandidat që ka pretendime për ta drejtuar vendin e vë në pikëpyetje këtë gjenocid serb.

Prandaj, ftesa ime për qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe gjithë vendit, është që mos të votohet një kandidat që gjenocidin e pastër të okupatorit serb mbi popullin tonë, e quan pretendim për gjenocid.

Me shumë se kurrë zëri i çlirimtarëve të 121 i duhet Kuvendit të Kosovës, për t’ju rikujtuar gjithë sakrificën e një populli të tërë, atyre që e kanë harruar dhe asnjë ditë nuk ndalen së angazhuar për ta ndryshuar dhe zhvlerësuar të vërtetën historike të kombit tonë”, ka shkruar Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme