Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe.
Limaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se miratimi i këtij ligji hap një perspektive të re dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e këtij ligji, i cili sipas Limajt derivon nga Marrëveshja e Ohrit.
Postimi i plotë i Limajt:
Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë, padyshim se është lajmi më i mirë që mund të vijë nga shteti ynë fqinjë.
Miratimi i këtij ligji hap një perspektive të re dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që ia dhanë dritën jeshile këtij ligji, i cili derivon nga Marrëveshja e Ohrit.
Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe!
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...