Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar besimtarët krishtere më rastin e Krishtlindjeve.
Limaj përmes një postimi ka thënë se harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpreson që këtë traditë ta kultivojnë edhe vitet në vazhdim.
Postimi i Limajt:
Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë, me shëndet e mirëqenie.
Harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpresoj që këtë tradite ta kultivojmë edhe në vitet në vazhdim. Për shumë mot Krishtlindjet! Urime!
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka