“Kush mi kthen tetë vjet?”, ka qenë pyetja që e ka përsëritur disa herë Fatmir Limaj, derisa ka folur për vuajtjet e tij gjatë këtij tetë vejçarit të fundit që ka qenë i akuzuar për korrupsion e keqpërdorim të pozitës zyrtare, por që tani është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat.
Bëhet fjalë për akuza, të cilat Limaj i quan persekutim, sa ai ishte ministër i ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit.
Megjithatë, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës dhe lideri i Nismës për Kosovën, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se të gjithë ata që ia deshën kapitullimin përmes proceseve gjyqësore janë të falur prej anës së tij.
“Unë ua fal të gjithëve, po ata vet si ndjehen?”.
“Janë hapur dhe mbyllur televizione e gazeta gjatë kësaj periudhe duke u marrë me rastin tim për këtë kohë”.
Limaj ka folur edhe për situatat familjar të cilat i ka përjetuar gjatë këtyre tetë vjetëve ballafaqim me drejtësinë në Kosovë.
“E kam ndjerë për detyrë dhe obligim që tendencën për t’i ndyrë edhe anëtarët e familjes ta zbuloj për ta parë të gjithë”.
“Babai ka qenë i paralizuar, nëna me kancer, ndërsa gruaja në atë kohë ende ka qenë në fazën e identifikimit të kancerit.
Këto donin t’i shfrytëzonin ata njerëz të ligë, për ta bërë storien më të besueshme”.
“Brenda një viti e gjysmë më vdiqën babai, nëna dhe gruaja”.
Madje Limaj ka treguar edhe një situatë që e kishte pikëlluar fort.
“Por ajo që më ka lënduar më së shumti, është ajo që një mik ma ka thënë, nga biseda me një politikan: unë besoj që gruaja e Fatmirit ka kancer, vetëm kur ajo të vdesë”.
“Prandaj e thashë sot që përkushtimi im është t’i ndali parregullsitë, të krijoj siguri juridike”.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...