Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar për herë të parë se si kishte refuzuar t’ia zgjasë dorën Sllobodan Millosheviqit, derisa të dy po gjykoheshin në Tribunalin e Hagës.
Limaj ka thënë se pasi kishin kryer vizitat familjare ishin takuar në ashensor dhe se Millosheviqi kishte provuar t’ia zgjasë dorën, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë.
“Jam takuar në Hagë me [Sllobodan] Millosheviqin dhe gjithë strukturën më të lartë shtetërore. Jemi takuar disa herë. Njiheshim, por me Millosheviqin gjatë krejt asaj kohe veç një herë kam komunikuar. Kemi qenë në vizita familjare dytë dhe në ashensor kemi hyrë për t’u ngjitur në dhoma, pasi kemi kryer vizitat familjare. Vetëm në dy në ashensor dhe po do me ma zgjatë dorën më u përshendet dhe po më pyet ‘Si kalove në vizitë?’. I thashë ‘Po më vjen keq, por s’mund të flas me ty’. Tha ‘Pse?’, derisa unë i thashë ‘Arsyeja pse jemi këtu, je ti. Ju e keni lehtë me kalu e me ardhë me ma zgjatë dorën, por unë s’mund ta bëj, sepse ka shumë gjak mes neve dhe për atë gjakderdhje shkaktar je ti. Ka shumë dhimbje e gjak që ka shkaktuar politika juaj’”, ka treguar Limaj, në Syri Tv.
Më tutje, ai thtoë se ka komunikuar me të tjerët, por jo me Sllobodan Millosheviqin, sepse thotë se kur e ka parë atë i kanë dalë fytyrat e mijëra njerëzve.
“Me të tjerët kam komunikuar. Kur e kam parë atë njeri m’kanë dalë fytyrat e mijëra njerzve dhe krejt asaj që ka ndodhë në vendin tonë prej 1987 dhe nuk kam mundur ta kapërcej atë dhembje të kombit dhe me ia zgjat dorën dhe me u bë sikur nuk ka ndodhë asgjë”, tha Limaj.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...