Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është shprehur optimist se brenda kësaj jave do të përmbyllet çështja e demarkacionit, megjithëse nuk e ka përjashtuar edhe javën tjetër.
“Që nga java e kaluar ne kemi bërë përpjekje që të përmbyllet Demarkacioni këtë javë. Ka mundësi që Marrëveshja të shkojë edhe të premten dhe shpresoj që deri të premten të jemi të gatshëm për ta votuar. Por, ajo që unë them është që nuk ka kohë që kjo çështje të shtyhet shumë për faktin që nuk duhet ta humbin hapin drejt liberalizimit dhe perspektivave të tjera”, ka deklaruar Limaj.
Ai më tej ka thënë se në këtë drejtim është duke u punuar për një konsensus të gjerë politik.
“Siç e dini ju, kemi punuar shumë këta muaj për ta pasur një konsensus sa më të gjerë me të gjitha forcat politike. Javën e kaluar ka qenë një lajm i mirë për vendin që Nisma, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja pothuajse kanë arritur konsensus për të shkuar drejt votimit të Demarkacionit”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, sa i përket Listës Serbe Limaj ka thënë se asnjë parti politike nuk ka vendosur kushte për ta mbështetur Marrëveshjen.
“Nuk ka asnjë grup politik që ka vendosur kushte. Së paku jo aty ku kam qenë unë dhe nuk kam dëgjuar që ndonjëri prej grupeve politike ka vendosur kushte dhe unë pres që Demarkacioni të votohet. Të ngutemi sepse nuk kemi shumë kohë dhe duhet që sa më shpejt kjo çështje të përmbyllet”, ka nënvizuar numri dy i Qeverisë së Kosovës. /ZËRI/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj