I pari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur për sondazhet sipas të cilave kjo parti s’do e kalojë pragun zgjedhor.
“Kjo çështja e sondazheve nuk është krejt profesionale. Nuk e di këto sondazhet publike kush i porosit dhe sa janë objektive apo jo”, thotë Limaj.
“Një parti serioze i bën vetë sondazhet. Ne i bëjmë sondazhet por asnjëherë si publikojmë. Në baza javore ose dy javore ne bëjmë hulumtime brenda të cilave janë edhe sondazhet”, thotë Limaj.
“Nga ajo që ne e kemi është në shpërputhje totale me atë që e pamë sot”, theksoi ai.
“Nisma nesër me u mbajt zgjedhjet jo që e kalon pragun por del befasi. Sipas hulumtimit tonë dhe ne nuk bëjmë hulumtim për publik”
“Le t’i presim zgjedhjet”, theksoi Limaj./T7/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...