“Nëse dialogu nuk për epilog njohjen e Kosovës nga Serbia, nuk kemi pse të bisedojmë”.
Kështu ka thënë Fatmir Limaj, që së fundi ka marrë rolin e bashkëdrejtuesit në dialogun e Kosovës me Serbinë.
Sipas tij, njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, është pasojë e mungesës së njohjes nga Serbia ose të një marrëveshje të paqes mes këtyre dy vendeve.
Ai ka thënë se edhe sinjali që ka marrë Ekipi negociator nga takimi që kishte me Mogherinin në Bruksel, ishte se edhe ata janë të interesuar që dialogu mes dy vendeve të mbyllet me normalizimin e marrëdhënieve.
Në Rubikon të KTV-së, Limaj ka qenë kritik me atë që ka gjeneruar dialogu deri tani.
“Nuk kemi më dialog të një njeriu, po kemi dialog të një ekipi shtetëror, në të cilin mund të jetë edhe presidenti edhe kryetari i Kuvendit, edhe të tjerë”, ka thënë Limaj, përcjell Koha.net. “Për shkak të dështimit të këtij dialogu që është bërë për shtatë vite ne po hyjmë në këtë fazë të dialogut, përgjatë këtyre viteve ne nuk kemi parë normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Limaj.
Ai bëri të ditur se BE pajtohet me qëndrimet e Ekipit Negociator se procesi duhet të vazhdojë bazuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian që faktori politik të jetë i unifikuar. Tani e tutje Kosova vjen si Ekip Shtetëror për të dialoguar përfshirë këtu edhe presidentin. Në këtë takim meqë ishte i pari ishim të gjithë, në takimet tjera nuk do të jemi, do ketë koordinim tjetër”, ka thënë ai.
Sipas tij, politika serbe nuk po dëshiron që të arrijë marrëveshje me Kosovën. Ata në diskursin e tyre politik thonë sikur ne nuk jemi të gatshëm për marrëveshje.
“Ka mungesë vullneti nga pala serbe, nuk po shohim vullnet, nuk mendoj që janë të gatshëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare”.
Limaj bëri të ditur se gjatë takimit në Bruksel kanë kërkuar edhe një afat kohor se kur mund të arrihet marrëveshja.
“Nëse këtu dikush humb, humb dyfish Serbia meqë s’mund të ketë perspektivë evropiane. Ne këtë porosi e përçuam në Bruksel, se po, jemi të gatshëm për dialog dhe për marrëveshje që përfundimisht i mbyll çështjet e hapura me Serbinë”, ka thënë ai.
Tutje Limaj ka folur edhe për çështjet e të pagjeturve.
“Është hajgare se çfarë ka bërë Serbia në raport me çështjen e të pagjeturve. Ne e kemi ditur, dhe e kemi konfirmuar se Serbia i ka dosjet për secilin vendndodhje të masakrave në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas Fatmir Limajt, Serbia e ka secilën dosje të të pagjeturve gjatë luftës në Kosovë.
Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se kanë informacione nga burime të sigurta në Beograd që secila dosje ekziston dhe vazhdojnë ta mbajnë çështjen peng.
Limaj tha se në takimin që kishin në Bruksel i kërkuan BE një Gjykatë Speciale për krimet e luftës që serbët kanë kryer në Kosovë.
“I kanë autopsitë, i kanë edhe me shtabet e luftës përkatëse, i kanë dosjet. Kjo thjeshtë është një konfirmim e asaj që ne veçse e kemi ditur… Ka ndodh masakra dhe atë e ka kryer forcat luftarake serbe të cilët e kanë kontrolluar tërësisht territorin”, ka thënë Limaj.
“Krijimin e gjykatës për krime lufte, gjykatë ndërkombëtare për ta, këtë e kemi kërkuar. Ne duam që të ketë një Gjykatë me gjykatës ndërkombëtarë”.
Limaj premton se njëra prej temave në dialogun me Serbinë në Bruksel do të jetë edhe reciprociteti i plotë.
“Çfarë të drejtash të kenë serbët në Kosovë, le të kenë edhe shqiptarët në Serbi”, ka thënë Limaj.
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...