Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas rritjes së numrit të personave të prekur me koronavirus në Malishevë, komunën nga vjen ai, dhe të cilën e udhëheq partia e tij.
Ai thotë se është shqetësuese është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi.
Postimi i tij:
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës është shqetësuese.
Po kaq shqetësuese është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi.
Kjo komunë më shumë është ndihmuar nga njerëzit vullnetmirë se sa që e ka ndje dorën e shtetit në këtë kohë pandemie.
I bëj thirrje prapë kryeministrit në largim, që konform atyre përgjegjësive që ka, të kthej vëmendjen nga kjo komunë dhe të merr të gjitha masat në mënyrë që të parandalohen raste të reja.
Në anën tjetër, jam në kontakt te vazhdueshëm më kryetarin Begaj dhe udhëheqjen komunale të cilët janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar.
I shpreh mirënjohjen time kryetarit Begaj, Shtabit Emergjent dhe kryetarëve të fshatrave për punën që po e bëjnë.
Të nderuar bashkëvendës,
Ju lutem shumë, respektoni në përpikëri udhëzimet e profesionistëve.
Bashkë do ia dalim!
#rriNshpi
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë