Google ADS

Limaj thotë se përkushtimi i tij është që rinia e vendit të ketë mundësi sikur rinia evropiane

19:05 | 12 Gusht 2019
L G

Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka bërë sot disa komente për rininë e vendit për rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Limaj ka thënë se rinisë së vendit duhet të u jipet përgjegjësi më e madhe dhe hapësirë më e madhe në vendimmarrje.

“Kosova është me fat që ka një rini të shëndoshë, inovative, kreative dhe me plot energji pozitive, të gatshëm që të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit. Është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe t’u krijohet më shumë hapësirë në vendimmarrje”, ka thënë numri një i Nismës.

Numri një i NISMA-s theksoi se përkushtim i tij është që të rinjtë të kenë pozita më të barabartë në shoqëri.

“Përkushtimi dhe angazhimi ynë i vazhdueshëm është që rinia të ketë pozitë sa më të barabartë në shoqërinë tonë si dhe të ketë mundësi të barabarta me të rinjtë evropianë.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme