Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sheh mundësi që Kosova të marr njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe liberalizimin e vizave.
Këtë Limaj e thotë se tani Kosova është serioze në dialog dhe nëse dinë si të sillet shumë lehtë mund të ndodhë kjo.
Limaj këtë mundësi e sheh edhe duke analizuar deklaratat e presidentit Makron, kancelares Merkel dhe presidentit Trump. Ai ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet perspektiva evropiane.
Sa i përket asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje është e mbyllur. Limaj thotë se rreziku për këtë marrëveshje ka kaluar pasi për këtë temë e ka dhënë mendimin Gjykata Kushtetuese.
“Ne duhet ta japim zotimin për hartimin e statutit mbi bazën e të gjeturave të Kushtetuesës. Nuk duhet hyrë në draftim të statutit, përvec se të shpreh zotimin për themelim të asociacionit mbi bazën e të gjeturave të Kushtetueses. Ne mund ta bëjmë Asociacionin kur Serbia të jap zotimin për njohje”, ka thënë Limaj për televizionin publik.
Sa i përket koalicionit, ai ka thënë se sa më shumë takime mes partnerëve gjërat mund të ecin ma mirë.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen