Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, pohoi se takimi me diplomaten e BE-së Federica Mogherini në Bruksel, ishte miqësor dhe përmbajtjesor dhe se aty ekipi kosovar paraqiti qëndrimet e tyre.
Limaj theksoi se dialogu nuk mund të vazhdojë me kushtëzime, duke iu referuar refuzimit të Serbisë të ulet në tavoline pa heqjen e taksës, përderisa bëri të ditur se Kosova është e gatshme të futet në, siç e quajti ai, etapën e re të dialogut.
“Taksa është si masë e sjelljes së Serbisë, e qindra veprimeve të Serbisë që ka bërë për vite të tera në Kosovë. Taksa është i vetmi veprim që ka bërë Kosova”.
“Marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk janë normale. Nuk mundemi me standard normal ta gjykojmë veprimin e Kosovës”.
“Strumbullari i gjithë negociatave është njohja e Kosovës. Njohja e Kosovës e zgjidh problemin edhe me taksën edhe gjithçka tjetër. Nuk jemi të interesuar të flasim veç e veç për temat por me gjithëpërfshirje. Nuk mund ta shohim taksën si të veçantë por si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme. Nëse shkojmë me këso kushte, kurrë nuk mund të hapet dialogu Kosovë-Serbi”.
Limaj bëri të ditur se gjatë takimit me Mogherinin janë diskutuar në veçanti tre çështje, ajo për personat e pagjetur, çështja e operacioneve të luftës dhe krimet e luftës.
Ai gjithashtu tha se pati edhe një kërkesë të veçantë për Mogherinin.
“Komisioni Evropian në raport me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave e ka kryer punën e tij, e kanë dhënë rekomandimin. Problemi është tek shtet veç e veç. Edhe Mogherini tha se ndjehet e frustruar pse kjo çështje nuk ka përfunduar. Ishte kërkesë e veçante që sa me shpejt çështja e liberalizimit të futet në rend dite”.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...