Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim kryetarin e Lëvizjes Besa në Maqedoninë Veriore, Bilall Kasami, i shoqëruar me bashkëpunëtorë.
Limaj e ka uruar Kasamin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat mundësuan ndryshimin e emrit të shtetit. Ai ka vlerësuar lart kontributin e Lëvizjes Besa dhe të partive shqiptarr në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Limaj ka thëne se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane.
“Është bërë një hap i madh me miratimin e këtyre ndryshimeve. Vlerësoj se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ndër tjerash Limaj.
Limaj ka porositur Kasamin që të bashkëpunojnë me partitë shqiptare, në mënyrë që të jenë faktor i rëndësishëm në Maqedoninë Veriore.
Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se Maqedonia Veriore e ka mbyllur një çështje shumë të rëndësishme.
Ai tha se Lëvizja Besa do të vazhdojë të angazhohet në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, Limaj tha se dalëngadalë situata po kthehet në normalitet.
Votimi i Delegacionit Shtetëror në Kuvend, Limaj tha se Kosova po demonstron së është e gatshme për bisedime të cilat duhet të përfundojnë me njohje reciproke.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...