Limaj: Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë

21:44 | 4 Prill 2021
M. A.

Fatmir Limaj ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i NISMA Socialdemokrate tha se sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë.

Tutje në status ai tha se fton zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike të vendit tone.

“Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë. Kjo ndodhë veç në vendin tonë. Ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike të vendit tonë. FL”, shkruan në urimin e Limajt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme