Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka kritikuar sot deputetët e Kuvendit të Kosovës duke thënë se nuk reaguan asnjëherë kur ai u stigmatizua me vite në procese gjyqësore.
Këtë deklaratë, Limaj e bëri gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, shkruan Arbresh.info.
Sipas Limajt, interpelanca e sotme është pa materie dhe joserioze.
“Si nuk u qua askush të thotë se si është e mundur që të fabrikohen e falsifikohen mesazhe e të mbahet njerëz 8 vjet në burgje. Si është e mundur që një deputet kolegut tuaj 8 vjet e kanë stigmatizuar dhe akuzuar me familje dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar një zë nga ju se po shkelet ligji. Mosni, se duron ky shtet ligjor të fabrikohet e falsifikohet. Nuk e pranon ky parlament një situatë të tillë”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se shumë çështje të rëndësishme për Kosovën kanë mbetur të patrajtuara e shumë njerëz janë në burgje pa të drejtë.
“Si është e mundur të na ndodhin gjithë këto gjëra dhe ne vazhdojmë të mbesim të heshtur dhe merremi me çështje periferike. Unë do ta kuptoja po të mos zhvillohej procedura. Ka me mijëra çështje në këtë vend që nuk po adresohen e që janë skandaloze. Ne spo mundemi tu ofrojmë asgjë tjetër njerëzve tanë por vetëm lajme të këqija”, është shprehur Limaj.
Interpelanca e Ramush Haradinajt është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haradinaj e ka justifikuar veprimin e vartësit të tij duke thënë se këto janë pjesë e traditës së shqiptarëve./Arbresh.info
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani