Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”.
Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast.
Avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha për se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme.“ Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së”, tha Vërtopi.
Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.
Në verën e 2012-së, Fatmir Limaj dhe nëntë prestarë tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-së, e që ndodhej në fshatin Kleçkë të Kosovës/Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...