Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Armend Trena, trupi i të cilit u gjet sot nga njësitet e FSK-së, shkruan Indeksonline.
Përmes një statusi në facebook, Limaj u ka shprehur mirënjohje të gjitha ekipeve që u angazhuan në gjetjen e dy policëve, ndërkaq ka kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejtë t’i zbardhin rrethanat e vdekjes së tyre.
Ky është postimi i plotë:
Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve tjera të përfshira në kërkim të policit të zhdukur, sot gjetën trupin e pajetë të policit Armend Trena.
Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të Trenës në Policinë e Kosovës.
Mirënjohje të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe të angazhuarve tjerë që për më shumë se një javë nuk reshtën së kërkuari trupat e pajetë të dy policëve.
Inkurajoj organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë.
FL
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...