Limaj: Qeveria ka rënë, t’ia shkurtojmë dhembjet e panevojshme

12:26 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se qeveria aktuale është dashur të jap dorëheqje në momentin kur ka shkelur 23 nenet e Kushtetutës në bisedimet në Bruksel.

Limaj ka thënë me zgjedhjet e parakohshme shpëtojnë të gjithë, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, nuk qëndrojnë deklarimet se me zgjedhje të parakohshme krijohet jostabilitet.

“Së paku në tri raste qeveria është dashur të jap dorëheqje. Një nga rastet kryesore ka qenë momenti kur Kushtetua e Republikës në 23 nene, është shkelur dhe ju që e keni këshilluar kryeministrin është dashur të merrni përgjegjësi. Është marre me shku në Bruksel dhe me shkel Kushtetutën tënde. Arsyeja e dytë është se të gjitha sondazhet vendore e të huaja thonë se 85 për qind e qytetrafëve të Kosovës janë të pakënaqur me këtë qeverisje. Një qeveri e cila nuk ka mbështetje do të duhej të jepte dorëheqje”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se mund të diskutohet gjerë e gjatë për këtë, mirëpo siç tha Qeveria ka rënë dhe është mirë t’i lehtësohen dhimbjet./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme