Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur rreth rastit “MTPT”, ku ka theksuar se Gjykatës i janë dashur 8 vite që të japë verdiktin e saj për akuzat ndaj meje.
“U deshën 8 vite që gjykata në verdiktin e saj të thotë se në ministrinë që unë e kam drejtuar nuk ka pasur keqpërdorime”, ka thënë Limaj në një emisionin në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se kanë qenë individ vendor dhe ndërkombëtar, ata që montuan rastin ndaj tij.
“Këta njerëz që janë kudo në institucione dhe e përdorin ligjin për të abuzuar dhe shkatërruar njerëz, duhet të mobilizohemi të gjithë që tua ngushtojmë rrethin këtyre personave pa marrë parasysh kush janë”, u shpreh Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se emrat e këtyre personave që kanë montuar rastin ndaj tij, i janë dorëzuar prokurorisë e madje edhe kanë qenë të publikuar në media para tri viteve.
“Emrat i ka prokuroria se kush i ka montuar sms-at, dhe njëri prej këtyre emrave është në institucione qendrore”, ka thënë Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se do të angazhohen për largimin e atyre që abuzojnë me ligjin.
Ndryshe, arbresh.info sot ka raportuar se Limaj është në pritje të plotfuqishmërisë së vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për shpalljen e tij të pafajshëm nga të gjitha akuzat për korrupsion, për të bërë padi ndaj shtetit për padrejtësinë që i është bërë në rastin MTPT.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...