Google ADS

Limaj: Projekti i vetëpunësimit do t’i fuqizoj të rinjtë

15:56 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, të hënën para të rinjve ka prezantuar projektin e vetëpunësimit, ku të rinjtë do të mund të aplikojnë dhe të realizojnë objektivat e tyre.

Ai tha se Nisma njihet si parti, e cila jep premtime dhe i urren premtimet e pambuluara, pasi nuk duan të mbjellin shpresa të kota.

“Keni dëgjuar që kemi thënë se çdo familje që nuk ka asnjë të punësuar do ta ketë një të punësuar. Kemi thënë se do të mbështesim ndërmarrjet e vogla. Kemi thënë se do të mbështesim bujqësinë, shëndetësinë, gratë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Limaj tha se partia që ai drejton do të lansojë projektin e vetëpunësimit.

“Duke parë nivelin intelektual të të rinjve tanë kemi ardhur në përfundim që kanë ide, por që nuk kanë mundësi që ato ide t’i realizojmë. Prandaj, ne si Nismë do të angazhohemi në krijimin e një fondi të vetëpunësimit ku çdo i ri që ka ide, por që nuk ka mjete financiare, këtu do të vij shteti për t’ju thënë se ne jemi këtu. Kjo ide e juaj e planifikuar mirë, e vlerësuar mirë, shteti do t’i japë fond për punësimin e saj. Ky do të jetë fond qendror që do të shpërndahet në qendrat rajonale, ku të rinjtë do të mund të aplikojnë dhe të realizojnë objektivat e tyre”, ka thënë Limaj.

Sipas tij Kosova ka mjaft fonde për të realizuar këtë, por deri tani ka pasur problem, pasi nuk ka pasur qeveri reformatore.

Ai porositi të rinjtë që të mos zhgënjehen dhe të mos e humbin shpresën, dhe se projekti i vetëpunësimit është i dedikuar për t’i fuqizuar ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme