Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka prezantuar disa kandidatët e kësaj partie që do të kandidojnë për komuna.
“Për Prishtinën Shyqri Bytyqi dhe kemi nderin e kënaqësin që qytetarëve të Prishtinës t’ua ofrojmë një profesor që do të jap çdo gjë nga vetja. Jam i bindur qe Prizreni më shumë se kurr ka nevojë që ta ketë kryetar Zafir Berishën . Në Malishevë do të vazhdoj Ragip Begaj, ku modeli i qeverisjes së Begajs do të jetë më i duhuri për këtë. Në Drenas Isa Xhemajli, ai nuk është i panjohur për askënd. Në Lipjan Eset Sahiti një nga intelektualët më të devotshëm të Kosovës, një njeri që krejt jetën ia ka kushtuar Lipjanit. Ai për vite të tëra u ka ndihmuar të tjerëve. Në Suharekë, Kadri Balaj një njëri që një jetë të tërë ka dhënë për politikën dhe atdheun. Si ambasador si veprimtar politik. Ai ka dëshmuar dhe është i gatshëm të marr përgjegjësi të drejtoj Suharekën. Në Gjilan Anita Kastrati profesoreshë e gjuhës angleze. Në Kaçanik Agim Qaka intelektual i hershëm i Kaçanikut”, ka thënë ai.
Sipas Limajt në Gjakovë do të jetë kandidatë një veprimtar i ndërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në Gjakovë Fazli Hoxha ligjërues në fakultetin në fushën e edukimit, ish veprimtar dhe epror i bndërtimit të UÇK-së, në Klinë Nezir Gashi, në Vushtrri Avdullah Vojvoda doktor që u qëndroi afër qytetarëve në nevojë si para lufte edhe pas. Në Mitrovicë Qazim Shala njeri i gatshëm për vendime të mëdha, në Ferizaj Besnik Berisha, intelektual e njeri me të kaluar intelektuale, në Deçan Shkodran Imeraj autor i shumë librave historike, nq Pejë Sali Kelmendi një nga pinjollët e gazetarisë, njeri që ka dije të plotë në arenën ndërkombëtare diplomatike, në Dragash Fatmir Halili, profesor i Universitetit, në Kamenicë Albert Sermaxhaj djal që ka vendosur të ndryshoj eliten politike në Kamenicë, në Obiliq Mexhit Krasniqi intelektual pragmatik, djal i dashur dhe i respektuar. Në Podujevë Xhemajl Hasani një djalosh i gatshëm ti shërbej komunës së vet, në Kllokot Ridvan Rexhepi gazetar që ka përvojë të jashtëzakonshme në qeverisjen komunale”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Limaj ka treguar se në Shtime dhe në Skenderaj do ti mbështesin fuqishëm kandidaturat e dy kandidatëve të pavarur.
“Nisma për Kosovën në Shtime ka vendosur atje dhe me pëlqimin e kryesisë ti japim mbështetje kandidatit të pavarur Fatmir Rushiti duke qenë i bindur që Shtimja meriton ndryshimin e qeverisjes.
Po ashtu në Skënderaj do ta mbështesim fuqishëm kandidatin Bekim Jashari”, ka theksuar ai./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...