Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Në këtë takim, kryetari Limaj vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë̈ institucioneve të drejtësisë̈, shkruan Arbresh.info.
Limaj theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdoj të ndihmoj edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.
Në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark, u zotua se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdoj të mbështës Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.
Ky është njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/posts/3766463506711765
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...