Limaj: Presidenti i PES-it deklaroi se e mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave

19:36 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ka marrë mbështetje nga Socialdemokratët e Evropës në rrugën e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Limaj në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ka marrë mbështetje nga presidenti i partive socialdemokrate, Sergei Stanishev në procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë :

Sot në Tiranë vazhdoi punimet konferenca e nisur një ditë më parë në Podgoricë e cila është organizuar nga Partitë Socialdemokrate evropiane.

Në këtë takim kam marr mbështetje nga presidenti i partive socialdemokrate evropiane, ish kryeministri i Bullgarisë, Sergei Stanishev në procesin e liberalizimit të vizave.

Presidenti i PES-it deklaroi se e mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave si dhe do të angazhohet që të gjithë deputetët socialdemokrat të partive simotra anekënd Evropës të punojnë që Kosova të marrë sa më shpejtë liberalizimin e vizave.

z. Stanishev u zotua se në çdo vend ku udhëheqin me qeverinë partitë Socialdemokrate Evropiane do të angazhohen në këtë drejtim.

Mbështetje në këtë proces ka ofruar edhe eurodeputeti i njohur nga partia SDP, Knut Fleckenstein, i cili tha se BE do ta kryejë detyrën karshi Kosovës për liberalizim.

r

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme