Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partisë që do të dalë e para në zgjedhje i takon posti i kryeministrit. Ai ka thënë se është koha që tri partitë e mëdha të shkojnë vet në zgjedhje.
Limaj ka hedhur poshtë mundësinë që Nisma të bëjë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Qëndrimi ynë, i jemi dhe i Jakup Krasniqit është i njëjtë. Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.
Më tutje, ai ka thënë se Nisma nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie pa shkuar në zgjedhje, sepse vlerëson se kjo është në kundërshtim me interesat e vendit.
Duke folur për raportet me AAK-në, Limaj ka thënë se ai ka rrezikuar partinë, duke e mbështetur Haradinajn për kryeministër si kandidat i PAN-it.
“Kur jemi futur në PAN, ka pasur rrezik që të mbetemi me dy deputetë. Ne e kemi marrë këtë vendim veç t’i qendrojmë besnikë”, ka shtuar Limaj.
Sa i përket raportimeve për përplasje për Malishevën, Limaj ka thënë se ai nuk shkon në Deçan t’i thërrasë njerëzit, e të ju premtojë lloj-lloj gjërash.
“Duhet të ruhet korrektësia e partnerit. Nuk mund të jesh partner duke i luftuar njerëzit. Njerëzit e këtij vendi janë të lirë dhe zgjedhin vet”, ka shtuar Limaj.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...