Limaj: Platforma e dialogut me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit

14:07 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj pas këtij takimi ka thënë se Delegacioni shtetëror mban takime të rregullta dhe ky ishte një takim i radhës pune.

Ai tha se është diskutuar edhe për platformën e dialogut me Serbinë, që sipas tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme