Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj vendimin e sotëm të Qeverisë për pezullimin e privatizimit të tokave bujqësore ka vlerësuar si lajm të mirë, shkruan arbresh.info.
Limaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se me marrjen e këtij vendimi janë krijuar kushtet për të gjithë ata që janë të interesuara të investojnë në Kosovë.
Sipas tij, pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore ka qenë kërkesë e kahershme e shumë komunave të Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i Limajt në facebook:
“Pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore, lajm i mirë për Kosovën
Ditë më parë në një vizitë tek Oda Ekonomike e Kosovës, kam deklaruar se pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore është hap i domosdoshëm, pasi vetëm në këtë formë, ne do të kemi mundësi t’i ftojmë investitorët e huaj dhe vendorë për të investuar në Kosovë.
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, për pezullimin e privatizimit të tokave bujqësore, krijohen kushtet e nevojshme për investitorët e huaj e vendorë ashtu siç është paraparë edhe në Ligjin për Investime Strategjike për të investuar në Kosovë, investime këto të cilat hapin vende të reja pune dhe rrisin buxhetin e vendit.
Pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore ka qenë kërkesë e kahershme e shumë komunave të Kosovës, të cilat kanë vështirësi për të thithur investime në mungesë të hapësirave apo tokave publike. Në shumë raste kemi humbur investitorë, pasi s’kemi pasur ç’t’u ofrojmë.
Vendimi i sotëm është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për të investuar në Kosovë.
Me këtë vendim janë krijuar kushtet që organet kompetente të identifikojnë zonat ku investitorët do të mund të investonin.
Vendimi i sotëm është në përputhje me vizionin e Qeverisë dhe në vazhdën e vendimeve të kësaj qeverie për fuqizimin e ekonomisë, thithjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e buxhetit të vendit”, ka shkruar ai.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë