Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.
Limaj ka thënë se presidenti Rugova do të mbahet mend për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës.
Me veprimtarinë e tij politike dhe rezistencën paqësore, presidenti Rugova thotë Limaj u bë prijës i qytetarëve të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta pas kolapsit të regjimit komunist jugosllav.
“Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova do të mbahet mend për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Imitimi i banorëve të shtëpisë nga Gjesti shkakton të qeshur...
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Zelensky: Ukraina po përshpejton prodhimin e raketave të rej...
Haradinaj në Prizren, publikon kandidatët për deputetë dhe p...
Biden në Angolë për të frenuar shtrirjen e ndikimit kinez në...
Presidenti i Koresë së Jugut thotë se do të tërheqë vendimin...