Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 23-vjetorin e rënies se Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e tyre duke e vlerësuar Zahir Pajazitin si një nga strategët më të mëdhenj të UÇK-së dhe një nga themeluesit saj.
“Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të mbesin përherë në kujtesën tonë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë”, ka shkruar ndër të tjera kreu i Nismës.
Shënimi i plotë:
“Në 23-vjetorin e rënies heroike, përkujtojmë me pietet një nga strategët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe një nga themeluesit e saj, Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxha. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të mbesin përherë në kujtesën tonë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë. Lavdi jetës dhe veprës të komandantit, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!” FL
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...