Google ADS

Limaj përgjegjës për mbledhjen e përbashkët me Shqipërinë

14:38 | 13 Tetor 2017
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka caktuar zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, si përgjegjës për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera.

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pas dakordimit me kryeministrine e Shqipërisë, Edi Rama, për mbajtjen e mbledhjeve të dy qeverive u ka dërguar letër të gjithëve.

“Kam kërkuar t’i dërgoni në Ministrinë e Jashtme të gjitha propozimet për marrëveshjet që do të nënshkruhen. Kam pranuar listën e disa propozimeve. Nënshkrimi i kësaj mbledhje është nënshkrimi i marrëveshjeve mes ministrave të ministrive të dy qeverive. Kërkoj që të ndjekni procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve,” është shprehur Pacolli në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas tij, tani është Limaj që do t’i akordoj të gjitha këto marrëveshje dhe të bashkëpunojë me Ministrinë e Jashtme.

“Kisha dashur që propozimet e juaja të kenë një bazë dhe të mos dalim qesharake në atë mbledhje. Të shkojmë me gjera konkrete dhe të jemi të bindur që marrëveshja të vihet në punë, e jo të mbetet në sirtar”, ka thënë Pacolli.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme