Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Naser Shala i njohur si “Ftyra”.
Me në të një postimi në Facebook, Limaj tha se lajmin për ndarjen e tij nga jeta e mori me dhimbje të thellë, pasi ishte mik i tij në rrugëtimin e jetës dhe bashkëluftëtarit, shkruan Arbresh.info.
Limaj tha se Shala ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – Ftyra ! Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri, dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë. Naseri ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm. E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet secilën vlerë për të cilën luftuam. Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës. Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit tënd të përjetshëm, Komandant Ftyra! Miku im, prehu në paqen e përjetësisë, në dheun e lirë të Kosovës që e deshe dhe e mbrojte me jetën tënde”, ka shkruar Limaj./Arbresh.info/
A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?
Liderët botërorë bëjnë thirrje për diplomaci dhe ulje tensio...
Ministria iraniane e Shëndetësisë: 224 persona të vrarë nga ...
Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ n...
Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’, shtetasi belg përfundon në s...
Konflikti Izrael-Iran, Kallas thërret takim me ministrat e j...