Google ADS

Limaj për vdekjen e Albertit: Ikja e hershme, boshllëk i madh për ne!

09:33 | 17 Qershor 2020
A. B.

Zyrtari i partisë Nisma Socialdemokrate, Albert Krasniqi mbrëmë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Trepezë, të Malishevës.

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj është prekur thellësisht me vdekjen e të riut, zyrtarit të partisë së tij, shkruan portali arbresh.info

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se:

“Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja”-ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi.
I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyre tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.
Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja.
Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.
Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin!
U prehsh në paqe, Albert! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme