Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesseshme dhe të kushtëzuar të tarifës ndaj produkteve serbe.
Limaj ka deklaruar se Kurti do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve.
“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve”, është shprehur Limaj.
“Në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk”, ka thënë ai.
“Kaq për sonte. Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim”, ka përfunduar Limaj shkrimin e tij.
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...