Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se Fondi i Sigurisë është më tepër populizëm, teksa shtoi se siguria nuk varet nga fondet.
“Kjo tregon jo seriozitet, është një sinjal që mund të tallen të tjerët, fqinjët që po flasin me ne. Forcimi i sistemit mbrojtës nuk është çështje e vullnetit individual, por është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të një shteti. Kosova nuk ka probleme me mungesë financiare për të forcuar Forcën e Sigurisë, ne kemi probleme të tjera kemi kufizime si shtet, kemi kufizime nga partnerët tanë, NATO për t’u armatosur”, është shprehur Limaj.
“Kjo s’ka lidhje me patriotizëm kjo është një eufori një emocion që nuk guxojmë me lënë sistemin tonë të sigurisë ne euforinë i njerëzve”.
“Ky fond thjesht është populizëm, ne jemishtet tani, siguria e vendit nuk varet nga fondet” tha Limaj në Klankosova.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%