Google ADS

Limaj pas takimit me Thaçin: Kërkuam që të respektohet çdo nen i Kushtetutës

11:58 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të NISMA-së, Fatmir Limaj.

Pas takimit është deklaruar Limaj, ai tha se i kanë kërkuar presidentit  të respektohet çdo nen i kushtetutës.

“ Sot i jam përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, natyrisht takimi ishte në fokus të ngjarjeve  pas mocionit të rrëzimit të  qeverisë së Kosovës. Ne i treguam edhe Presidentit se cili është qëndrimi i Nismës ne si Nismë kërkuam të respektohet çdo nen i kushtetutës.  Dhe kushtetuta në situata të tilla është e qartë. Në situatën që gjendet vendi kërkuam nga presidenti që pik për pik ta respektoj Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta ka qartësi të plotë për të bërë zgjidhje, ne e bëmë  të ditur se presidenti duhet  të shmang zgjedhjet e parakohshme”, tha Limaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme