Google ADS

Limaj pas takimit më Bashën: Kosovës si kurrë më parë i duhet unitet në temat nacionale

18:57 | 20 Korrik 2020
L G

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha. Pas këtij takimi, Limaj në një konferencë për media ka thënë se kanë shkëmbyer medime për zhvillimet në Tiranë dhe Prishtinë.

Limaj thotë se ishte qëndrim i përbashkët që edhe në Tiranë dhe në Prishtinë si kurrë më parë ka nevoje për bashkërendim të aktiviteteve. “E njoftova Bashën që Kosova është në një moment të rëndësishme ku duhet bashkim dhe unitet i faktorit politik të Kosovës.

Forcat politike në Kosovë duhet t’i përcaktojnë̈ qartë pikat që na bashkojnë̈ në interesin shtetëror dhe nuk duhet çështjet shtetërore të përzihen në politika ditore”, ka thënë Limaj pas takimit me Bashën. Më tutje, ai ka thënë̈ se më shumë se kurrë Kosovës i duhet unitet i forcave politike pozitë dhe opozitë. “Biseduam edhe për dialogun Kosovë Serbi marrëdhëniet Kosovë Shqipëri dhe tani më shumë së kurrë̈ është i nevojshëm idenitifkimi i interesave të përbashkëta që duhet të angazhohemi së bashku si shtete në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Limaj. Nga ana e tij, Lulzim Basha ka thënë se ka pasur kënaqësinë̈ të bisedoj me kreun e Nismës pasi është një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar personalisht për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Ka qenë i pari që lirinë̈ dhe pavarësisht është̈ dashur ta mbroj pas mbarimit të luftës. Takimi me të nuk është̈ vetëm në kuadër të takimeve me kryetar të partive politike në Kosovë, por përtej. Interesat e vendit ai i ka vënë mbi interesat personale”, ka thënë ndër të tjera Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme