Google ADS

Limaj pas lirimit të Lushtakut: Lufta e UÇK-së është faqja më e ndritur e Kosovës

22:11 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

 

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut.

Limaj, vlerëson se në historinë e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së, është më e ndritur e saj.

Kjo luftë e pastër dhe patriotike sipas tij, u shënua me gjak dhe sakrifica të panumërta.

Ish komandant ‘Çeliku’, thotë se lirimi i Sami Lushtakut është lajm shumë i mirë dhe shpreson që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të luftëtarëve tjerë, qe siç thotë Limaj padrejtësisht po ju merret liria, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Limajt:

Lirimi i sotëm i Lushtakut, ish komandanti i njohur si ‘Çeliku’, thotë se është lajm shumë

Në historinë e Kosovës lufta çlirimtare e UÇK-së, është faqja më e ndritur e saj. Kjo luftë e pastër dhe patriotike e jona u shënua me gjak dhe sakrifica të panumërta të popullit tonë.

Bijtë dhe bijat më të vyer të popullit shqiptar të Kosovës dhanë lulen e rinisë për lirinë e pavarësinë e vendit. Ndërkohë figura të shquara të kësaj epopeje luftarako-patriotike, mbas lufte po përballën me akuza të pavërteta, një ndër ta është edhe Gjenerali, Sami Lushtaku, që po mbahej prej kohe në paraburgim me akuza të rrejshme.

Lirimi i tij sot është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria. FL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme