Fatmir Limaj, ish i akuzuar nga EULEX-i, po e vlerëson alarmante dëshminë e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në bazë të deklarimeve të tilla, mund të ketë shumë të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në burgje.
Limaj në Klan Kosova u shpreh se këto janë dëme të pariparueshme.
”Duhet të jetë alarmante për vendin”.
”Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë?”.
”Për çfarë shteti të së drejtës po flasim nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve”.
”Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasë”.
”Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet ne me na i riparu të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve”.
”Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”.
Sipas tij tashmë është në trend që të kundërshtohet e të sulmohet çdo gjë që ishte atdhetare e njerëzore.
”Është e qartë, kjo është bo modë të luftohet çdo gjë që ka qenë kombëtare, atdhetare e njerëzore. Është bërë tashmë modë të luftohet kjo strukturë me njerëzit që s’kanë kursyer asgjë për shërbim të vendit”.
”Shpresoj që Kosova të mos dëmtohet nga e gjithë kjo fushatë”.
”Kjo nuk është çështje e eliminimit të një individi apo personaliteti. Unë frikohem që kjo në fund ka mi kushtua Kosovës. Po ligështohet e po dëmtohet fryma çlirimtare e ndërtuese e këtij vendi”.
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...