Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se përgjegjësia për ndërtimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë i takon partisë fituese të zgjedhjeve.
Në një deklaratë për media pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Limaj theksoi se tradita ka qenë që kjo çështje të zgjidhet përmes një koalicioni të dakorduar mes partive politike.
Sipas tij, nëse partia e parë nuk arrin të ndërtojë shumicën për shkak të mungesës së kapaciteteve apo pjekurisë politike, atëherë kjo përgjegjësi duhet t’i kalojë partisë së dytë. Ai nënvizoi se demokracia është proces bashkëpunimi dhe marrëveshjeje në funksion të interesit të vendit.
I pyetur për kohëzgjatjen e kësaj situate, Limaj theksoi se duhet të nisë një bashkëbisedim serioz dhe të sigurohet një qeveri me mandat të plotë.
Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet Rozeta Hajdari
Khamenei s’e pranon thirrjen për t’u dorëzuar, paralajmëron ...
Inzaghi thyen heshtjen për transferimin te Al-Hilal dhe larg...
Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojt...
Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim ndaj Radoiçiqit
Zbulohet shtatorja e nënës Zahide Jashari