Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, NISMA për Kosovën ka zgjedhur së pari Malishevën për të falënderuar strukturat e kësaj partie për punën dhe angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet parlamentare.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke folur para simpatizantëve të kësaj partie, tha se Nisma për Kosovën është fituesja më e madhe këtyre zgjedhjeve.
“Ne kemi vendosur që të zhvillojmë një vizitë nëpër të gjitha degët tona anekënd Kosovës, te votuesit tanë te strukturat tona, te njerëzit të cilët janë më meritorët që sot e kanë sjellë një moment kur Nisma për Kosovën është fituesja më e madhe e zgjedhjeve”, tha Limaj.
Pasi ka falënderuar bashkëvendësit e tij për besimin e dhënë, Limaj tha se Llapusha njihet për mbajte të fjalës së dhënë.
“Ne Llapusha kur ti themi njërit jemi me ty dhe kur t’i themi njërit nuk të lëshoj dhe kur i themi njeriut nuk ta lëshoj krahun dhe me neve ke me ecë, ne nuk bëjmë bishta rrugës. Mirë është me e pasë njeriun e Llapushës mik”, u shpreh Limaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi, ka thënë se nga kandidatët për deputetë nga Nisma për Kosovën do të kërkojë përgjegjësi të lartë në përfaqësimin e nevojave të qytetarëve në Kuvend.
Duke folur për themelimin e kësaj partie, Krasniqi tha se Nisma është themeluar për t’u dhënë pozicion të rinjve social-demokratë, dhe jo vetvetes.
“Nismën nuk e kemi krijuar për vetvete për ti dhënë pozicion vetvetes. Nismën po e formojnë për të rinjtë, që të rinjtë ta gjejnë vetën në Nismën social-demokrate. Rinia e Kosovës do ta gjejë veten vetëm me Nismën social-demokrat”, tha Krasniqi.
E kandidati për deputet nga koalicioni PAN Bilall Sherifi, u ka premtuar qytetarëve të Malishevës se do të punojë me angazhim maksimal në mënyrë që të çojë në vend besimin e dhënë nga qytetarët. Ai tha se bashkë me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj, do të ti rrëzojnë të gjitha muret që ndajnë Malishevën.
“Malisheva bashkë me Fatmir Limajn do ti rrëzojnë të gjitha muret në Komunën e Malishevës, Nuk do të ndalem për asnjë çast që besimin që ma keni dhënë ta kthej në investime, punësime…”, tha Sherifi.
Të pranishëm në takimin me strukturat e Nismës në Malishevë ishin edhe kandidatët për deputetë të kësaj partie, Zafir Berisha, Valdete Bajrami dhe anëtarë të tjerë të partisë.
Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, NISMA për Kosovën e cila ka lidhur koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe AAK0në ka fituar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...