Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se situate e krijuar nga COVID-19 na bën të reflektojmë dhe të solidarizohemi me njerëzit e moshuar, të cilët kanë problem me furnizim dhe që nuk mund të shërben me gjërat elementare.
Kreu i Nismës ka thënë se duhet tregojmë kujdes për ata njerëz të cilët janë pa zë në këtë situatë.
“Rinia e Nismës Socialdemokrate, do të jetë në dispozicion për tu shërbyer të gjitha familjeve që nuk kanë rrugë tjetër ndihmese në këto ditë të vështira. Ne jemi të gatshëm për të shkuar nëpër këto familje për t’ju ndihmuar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Situata e krijuar nga COVID-19 na bën të reflektojmë dhe të solidarizohemi me njerëzit e moshuar, të cilët kanë problem me furnizim, sepse ata nuk mund të shërbehen me gjërat elementare.
Ne duhet tregojmë kujdes për ata njerëz të cilët janë pa zë në këtë situatë.
Rinia e Nismës Socialdemokrate, do të jetë në dispozicion për tu shërbyer të gjitha familjeve që nuk kanë rrugë tjetër ndihmese në këto ditë të vështira.
Ne jemi të gatshëm për të shkuar nëpër këto familje për t’ju ndihmuar.
Me poshtë ju sjelli mesazhin e rinisë së Nismës Socialdemokrate:
Shpresojmë të jeni mirë!
Vullnetarët e NISMA Socialdemokrate në shërbimin tuaj!
Nëse jeni të moshuar ose në pamundësi për të shkuar në markete, farmaci dhe furra buke, na telefononi dhe ne do jemi të lumtur që të jemi afër jush në këtë situatë!
Na kontaktoni në 045-696-986
Qëndro në shtëpi, ne kujdesemi për Ju!
Rinia e NISMA Socialdemokrate
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...