Google ADS

Limaj ngushëllon familjen Haradinaj

09:36 | 17 Qershor 2018
V. S.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i NismësSocialdemokrate ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradianaj, bacës Hilmi.

Përmes një postimi në facebook, Limaj ka thënë se ka  pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e babait të heronjve të vendit, Luan e Shkelzen Haradinaj.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.

Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme