Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka reaguar për humbjen e dy minatorëve në minierën e Artanës.
Limaj përmes një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve, shkruan arbresh.info
“Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”.
“Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën’, ka shkruar Limaj,
Ai gjithashtu ka uruar shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve nga shembja e dheut në minierë.
Postimi i plotë:
I tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës.
Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.
Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën.
Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...