“E kemi fuqizuar Serbinë, i kemi ndihmuar ta marrë kandidaturën dhe të hap kapitujt për anëtarësim në BE”.
Këto komente Fatmir Limaj, bashkëkryesuesi i ekipit për dialog me Serbinë, i ka bërë në Zona B, kur ka folur për bisedimet që janë zhvilluar deri tash me fqinjin verior.
“Vetëm Serbia është përfituese, dhe krejt këto kanë ndodhur për shkak se dialogu qysh në fillim ka nisur pa kornizë, s’ka qenë i qartë”.
“Unë as në 2011 atë kohë kur ka nisur dialogu nuk kam qenë kundër. Kam qenë kundër mënyrës se si ka filluar as pa asnjë agjendë, s’ka pasur afat dhe as tema”.
“Nga 2011 deri në 2017 ky dialog është përdorur në favor të Serbisë. Qindra miliona investime nga BE në Serbi, njohjet janë ndalur për Kosovën”.
“Ata e kanë shfrytëzuar dialogun për ta rehabilituar vetën në skenën ndërkombëtare, për më tepër kanë bërë ofensive diplomatike kundër nesh”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...