Limaj: Ne s’duhet t’i prishim marrëdhëniet më BE e SHBA-në

15:49 | 12 Mars 2020
L G

Duhet të reflektojmë si institucione në dy çështjet e rëndësishme në të cilat po kalon vendi ynë.

Kështu tha sot kryetari i NISMA-së , Fatmir Limaj pas tryezës së partive politike.

Duke folur për çështjet që po e rrezikojnë marrëdhëniet më Amerikën, Limaj tha se ne s’duhet të prishim marrëdhëniet më BE e SHBA-në.

” Ne sot u takuam për tema të rëndësishme në interes nacional. Ishte takimi i parë dhe më shumë kemi reflektuar si parti për këto dy tema. Ajo që e shfrytëzova rastin është që çka po shohë sot është përplasje institucionale më tepër për protagonizem. Fatkeqësisht ma tepër ka përplasje për egot e tyre se sa më përmbajtje të shqetësimit për interes të vendit.  Prishja e marrëdhënieve më BE dhe SHBA është vetëm sa për garë personale”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme