Nisma për Kosovën është në rrugë të mirë për të marrë drejtimin e qeverisë lokale në qytetin e Prizrenit, thotë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Ekipa e Nismës, sipas tij, jep forcë dhe fuqi kandidatit për kryetar, Zafir Berishës. Prizrenit më shumë se kurrë i duhet një kryetar si Zafir Berisha.
“Jemi të bindur se kandidatët tanë për asamble dhe kandidati ynë për kryetar është oferta më i mirë që i ofrohet qytetarëve të Prizrenit. Qytetarët e Prizrenit janë ballafaquar me shumë pakënaqësi. Kosova ka nevojë për fillim të ri. Ardhja e një ekipi të ri fut energji të re për me ecë përpara”, ka thënë Limaj në një tubim zgjedhor të Nismës në Prizren.
Ndryshimi, sipas tij, është tek numri 31 dhe Zafir Berisha. Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit që të bëhen pjesë e ndryshimit.
Të gjithë, sipas tij, i madh e i vogël duhet të rreshtohen pas Zafir Berishës.
“Ne po rritemi çdo ditë. Ne po punojmë për të ardhmen. Ne e dimë se çka i duhet këtij vendi. Ne dallojmë nga kampet tjera politike. E di që rruga jonë nuk është në trend, por është e vetmja rrugë që e çon Kosovën përpara. Nisma, nuk rrinë në një qeveri, e cila nuk punon. Jemi të vendosur për të pasur shtet të fortë. Politikani nuk është me recitu, por me marr vendime”, ka shtuar Limaj.
Prizrenit, sipas tij, i duhet një kryetar që merr vendime. Limaj ka thënë se kundërkanidatët e Berishës nuk kanë bërë asgjë për Prizrenin. Ai ka kërkuar që të votohet më adresë. Berisha dhe ekipa e tij, kanë qenë më qytetarët e Prizrenit në ditët më të vështira.
E në anën tjetër, deputeti dhe kandidati për kryetar të këtij qyteti nga radhët e Nismës, Zafir Berisha tha se është koha për ta çliruar Prizrenin. Berisha tha se Nisma është e gatshme të kontribuoj në hapjen e vendeve të reja të punës në Prizren. Ai tha se është e papranueshme që 17 vite pas luftës të rinjtë të ikin nga Kosova në mungesë të perspektives. Berisha ka përmendur një serë premtimesh në rast se merr besimin e qytetarëve për të qeverisur me Prizrenin.
“Ne e kemi paraparë ndërtimin e katër çerdheve. Kemi një serë projektesh edhe për rininë. Ne me vendosmëri do të lirojmë pronat e uzurpuara. Rrugët që janë bllokuar do të lirohen dhe do të kthehen në shërbim të qytetarëve. Vetëm Nisma do të punojë drejtë dhe do të përmirësoj mirëqenien e qytetarëve. Projekti socialdemokrat do të fitoj në Prizren”, ka thënë Berisha.
Tutje, ai është shprehur i bindur në fitoren e tij në Prizren duke garantuar qytetarët se do të jetë në shërbim të tyre 24orë.
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren