Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR, sot ka qëndruar në qytetin e Mitrovicës, ku ka takuar strukturat drejtuese dhe mbështetësit e partisë në ketë qytet, të cilët i ka falënderuar për gjithë angazhimin dhe punët e përbashkëta gjatë këtyre viteve.
Në partinë e Limajt sot kanë aderuar edhe dhjetëra qytetarë të Mitrovicës. Lidhur me këtë Limaj tha se kemi punuar si Nismë dhe jemi munduar ta përçojmë filozofinë tonë politike që afron e bashkon njerëz dhe kjo u dëshmua edhe sot në Mitrovicë, ku Nismës ju bashkuan edhe rreth 50 socialdemokratë të rinj.
Jemi subjekt politik që ka principe dhe mbanë fjalën, që shfrytëzon gjithë hapësirat e mundshme për të afruar qëndrimet e përbashkëta për tema të rëndësishme për vendin. Kemi arritur që filozofinë tonë politike ta fusim në institucionet që kemi drejtuar me njerëz të përgjegjshëm, që kanë punuar vetëm duke respektuar shtetin dhe ligjin, tha kreu i Nismës Limaj.
Limaj me strukturat në Mitrovicë foli edhe për zgjedhjet, të cilat i quajti zgjedhje vendimtare për vendin, madje Limaj theksoi se Parlamenti që do të del nga këto zgjedhje me shumë gjasë ka me vendos për marrëveshjen finale me Serbinë, prandaj është shumë me rëndësi çfarë deputetë po dërgojmë në Parlament.
I pari i kësaj partie tha se Nisma është kthyer në një faktor balancues i skenës politike të Kosovës. Koalicioni NISMA-AKR dhe të tjerët që mund të na bashkohen do të shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jo me ndonjë bllok tjetër politik. Do angazhohemi fuqishëm në mbrojtje të interesit të vendit dhe jo në mbështetje të blloqeve të ndryshme. Boshti ynë politik ka potencialin e një ndryshimi dhe ky ndryshim do të dëshmohet edhe në Mitrovicë, tha në fund të këtij tubim, kandidati për kryeministër Fatmir Limaj.
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...