Limaj në Kamenicë, thotë se Kosovën nuk guxojmë ta lëmë në duar të pasigurta

19:19 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, është takuar me qytetarët e Kamenicës, për t’i dhënë mbështetje kandidatit të kësaj ane për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albert Sermaxhaj.

Aty ai tha se sikur Kamenica, ashtu e gjithë Kosova, ka nevojë për një qeveri që dëgjon.

Krahas kësaj, Limaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune që të bashkohen për të dhënë mesazhin e duhur, me projektin më të mirë për Kosovën, atë të Nismës Socialdemokrate.

Ai u shpreh se Nisma nuk bënë zhurmë, porse tenton që të afrojë njerëzit mes vete. Sipas tij, gjatë qeverisjes së kaluar, vetëm Nisma kishte program qeverisës nga partnerët e koalicionit.

“Ne jemi kanë me një qasi qeverie, që as nuk ngojshin as nuk dijshin. Kemi nevojë për një qeveri që ngojnë. E para është me ‘ngu’. Nëse nuk kemi nerva me ngu, nuk dimë të mësojmë. Por, me bë me ba edhe mos me ditë edhe mso me ngu, mos qëllofshim ne asnjëri aty, me tipa të tillë. Le të fillojmë këtë aktivitete në këto ditë që na kanë mbetur, me dorën në zemër, me besim të madh edhe në Zot, edhe në drejtësi, me besim tek njëri-tjetri, ta shtyjmë këtë frymë që është fryma e së ardhmes të Kosovës… Me e nxjerrë nga ne më të mirën që kemi për t’i shërbyer vendit tonë”, tha ai.

Ai përmendi edhe disa nga punët që njerëz të Nismës kanë arritur të kryejnë për vendin, deri sa ishin në krye të detyrës në qeverinë Haradinaj. E kështu tha se do të bëjë edhe kryesuesi i deritashëm i Asamblesë komunale të Kamenicës, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albert Sermaxhaj.

Para strukturave të Nismës në Kamenicë, Limaj prezantoi edhe 5 pikat kryesore të koalicionit, për çka tha se është koha e fundit që vendi të merret me to.

“Pesë prioritet që ne do t’i kemi në fokus në qeveri dhe në parlament, janë reformat në drejtësi, paketa sociale, shtesat për fëmijët tanë, për të stimuluar natalitetin, deri tek ligji lehoninë, për gratë tona, motrat dhe nënat tona. Pavarësisht a janë në punë apo jo, ta kenë shpërblimin e tyre. Për pensionerët, një reformë e thellë e pensioneve, për të përmbyllur jetën me dinjitet. Ligji i punës, për të mbrojtur djemtë, burrat dhe gratë që punojnë në sektorin privat, në respektimin e të drejtave të tyre të punës”, u shpreh ai.

Të pranishmëve me një fjalë u është drejtuar edhe sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili u shpreh se koalicioni mes Nismës, AKR-së dhe PD-së, po u ofron qytetarëve kandidatin më të mirë për kryeministër që mund të ketë Kosova.

Sherifi tha se nga sot, sikur Kamenica edhe komunat e tjera kanë marrë detyra të reja dhe se nuk duhet të ndalen së punuari për të dyfishuar votën për Nismën, që pastaj, sipas tij, të punojnë për shtetin.

Ai tha se kandidati i tyre për kryeministër, Fatmir Limaj, është sprovuar në të gjitha betejat që i ka kaluar Kosova, e që kjo sipas tij, është dëshmi e mjaftueshme që ai është i duhuri për të udhëhequr Kosovën.

“Ta bëjmë kryeministër në mënyrë që as të mos kemi nevojë të provojmë ata që nuk kanë bërë kurrë dhe mos të mbetet Kosova në duart e atyre që kanë marrë në duar parti të mëdha dhe i kanë bërë të vogla…Ne nuk duhet të ndalemi për asnjë qastë së punuari dhe të dyfishojmë votën gjithkund dhe të trefishojmë në disa vende. E dimë që mundemi bashkë këtu ne për kandidatin tonë për kryeministër në mënyrë që bashkë të gjithë pastaj të punojmë për shtetin dhe të mbrojmë nga rreziqet që i kanosen bashkë serish, sepse askush nuk mund ta mbrojë vet dhe sërish bashkë ta zhvillojmë vendin dhe t’i japim perspektivë rinisë”, tha Sherifi.

Kryetari i Nismës në Kamenicë, Albert Sermaxhaj, u shpreh se Nisma Socialdemokrate e ka dëshmuar vazhdimisht se është për shtetin dhe qytetarin.

“Nisma Socialdemokrate në Komunën e Kamenicës që nga themelimi e deri më sot ka arritur progres të jashtëzakonshëm. Nisma në komunën e Kamenicës që nga themelimi e deri më sot ka arritur një progres të jashtëzakonshëm që nga dita në ditë… Sot fal punës, përkushtimit tonë të përbashkët nga niveli lokal dhe mbështetjes nga niveli qendror ne çdo ditë e më shumë po zgjerohemi me njerëz profesionistë dhe të profileve të ndryshme”, tha ai.

Ndryshe, pas këtij tubimi, Nisma do të takohet me strukturat e veta edhe në Gjilan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme